Inteligjenca artificiale (IA) i referohet aftësisë së një kompjuteri për të kryer funksione dhe arsyetime që aktualisht janë tipike vetëm per mendjen njerëzore. Fusha e inteligjences artificiale, apo AI, perveç qe mundohet te kuptoje se si njeriu mendon, percepton, kupton, parashikon dhe manipulon nje bote kaq te madhe dhe shume me te komplikuar sesa ai vete, ajo perpjeket edhe per te ndertuar entitete inteligjente.
Testi i cili perdoret per te percaktuar aftesine e nje makine quhet testi i Turingut.
Ky test eshte propozuar nga Alan Turing (1950), dhe eshte projektuar per te siguruar nje perkufizim te kenaqshem operacional te inteligjences artificiale.
Turingu ne baze te pyetjes se “a mundet nje kompjuter te veproj sikurse nje njeri” krijoi nje lloj testi ku nje njeri komunikon me disa persona te cilet nuk i sheh fare. Ideja e testit eshte qe nje kompjuter te zevendesoje njerin nga personat dhe kjo te mos mund te verehet fare. Turingu parashikoi se rreth vitit 2000 nje kompjuter me lehtesi do ta kalonte kete test, gje qe nuk ndodhi.
Nje kompjuter e kalon testin nese nje hetues njeri (human interrogator) pasi paraqet disa pyetje me shkrim nuk mund te tregoje me saktesi nese pergjgjet me shkrim vijne nga nje person ose nga nje kompjuter. Testi nuk ka të bëjë me atë se sa përgjigjje të sakta jep makina, por sa të afërta janë ato me të njeriut.
Per te kaluar kete test kompjuteri duhet t’i kete keto aftesi te meposhtme:
- Perpunimi i gjuhes natyrale – per te mundesuar komunikim me sukses ne gjuhen angleze,
- Perfaqesimi i njohurive – per te ruajtur ate qe degjon ose di,
- Arsyetimi – arsyetimi i automatizuar per te perdorur informacionin e ruajtur per t’iu pergjigjur pyetjeve dhe per te nxjerre konkluzione te reja,
- Machine Learning (mesimi i makines) – te mesuarit e makines per t’u pershtatur me rrethanat e reja dhe per te zbuluar dhe nxjerre modele.
Ky test qellimisht shmang nderveprimin e drejtperdrejte fizik midis hetuesit dhe kompjuterit, sepse simulimi fizik i nje personi eshte i panevojshem per inteligjencen.
Testi i pergjithshem Turing perfshin nje sinjal video ne menyre qe hetuesi te mund te provoje aftesite perceptuese te subjektit. Kompjuteri per te kaluar kete test te pergjithshem Turing do te duhet te kete: vision kompjuterik per te perceptuar objekte, robotike per te manipuluar objektet dhe per te levizur.
Testi Turing nuk eshte i riprodhueshem, konstruktiv dhe i pershtatshem per analize matematikore; testi eshte aq i veshtire sa qe nuk duket interesat duke bere qe hulumtuesit e AI-se t’i kushtojne pak perpjekje per te kaluar kete test, duke besuar se me e rendesishme eshte te studiohen parimet themelore te inteligjences.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.