Problemet e zakonshme ne pergjithesi jane me te veshtira per t’u automatizuar. Keto probleme jane te nje natyre te vecante ku gjithmone kerkohet qe zgjidhja e tyre te jete optimale, duke i bere te veshtira per t’u zgjidhur per disa arsye: ato ndryshojne shpesh, ndryshojne para se t’i modelojme, ndryshojne derisa jeni duke nxjerre nje zgjidhje, dhe ato ndryshojne pasi te keni ekzekutuar zgjidhjen tuaj. Asnjehere nuk mund te llogarisim cdo mundesi. Prandaj gjate ketij procesi te percaktimit te hapave per gjetjen e zgjidhjes se problemit shume nga detajet nuk jane marre parasysh sepse ato nuk jane te rendesishme per zgjidhjen e problemit aktual. Ky proces i heqjes se detajeve quhet abstraksion.
Po te mos ishte aftesia per te ndertuar abstraksione te dobishme (heqja e sa me shume detajeve te mundshme duke ruajtur vlefshmerine dhe duke siguruar qe veprimet abstrakte jane te lehta per tu kryer) agjentet inteligjente do te mbyteshin plotesisht nga bota reale. Pra, zgjdhja e nje problemi eshte nje sekuence veprimesh qe con nga gjendja fillestare ne zgjidhje te problemit.
Duke e ditur se hapesira e kerkimit te zgjidhjes ne boten reale mund te jete shume e madhe dhe bashkesi e pakufizuar e elementeve eshte e domosdoshme te behet modelimi i atij problemi. Modelimi paraqet thjeshtesim te botes reale. Gjate ketij procesi agjenti e permireson performancen e tij duke kryer vezhgime rreth botes reale, veprojne ne menyre autonome, perceptojne mjedisin e tyre, mund te veprojne per nje periudhe te zgjatur kohore, te pershtaten me ndryshimet dhe te krijojne dhe ndjekin qellimet duke vepruar ne menyre qe te arrije rezultatin me te mire, ose kur ka pasiguri, rezultatin me te mire te mundshem.
Nรซse agjenti e njeh gjendjen fillestare dhe mjedisi รซshtรซ i njohur dhe determinist, ai e di saktรซsisht se ku do tรซ jetรซ dhe รงfarรซ do tรซ perceptojรซ.
Nese duam te themi se nje program i caktuar mendon si nje njeri, duhet te kemi nje menyre per te percaktuar se si mendojne njerezit.
Kemi tri menyra per te bere kete:
- Permes introspeksionit – duke u perpjekur te kapim mendimet tona derisa ato kalojne
- Permes eksperimenteve psikologjike – vezhgimi i nje personi ne veprim
- Permes imazhit te trurit- vezhgimi i trurit ne veprim
Pasi te kemi nje teori mjaft te sakte te mendjes, behet e mundur qe ta shprehim teorine si nje program kompjuterik.
Nese sjellja hyrese-dalese e programit perputhet me sjelljen korresponduese te njeriut, kjo eshte deshmi se disa nga mekanizmat e programit gjithashtu mund te veprojne te njerezit.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.